Skandalet në shkollat e Tiranës, duket se shtohen çdo ditë e më shumë! Së fundmi, nga një denoncim i një mësueseje në kryeqytet, kanë dalë në dritë detaje për jo një, por disa shkelje radhazi, në një histori që pikënisjen e ka në bankat e shkollës.
Ajo ka kërkuar mbrojtje pranë komisariatit numër 2, nga ish-nxënësi i saj, i cili është fiksuar aq shumë mbas saj.
Sipas burimeve zyrtare të Gazetasi.al mësuesja përmend pranë oficerëve të policisë se nxënësin, e kishte takuar për herë të parë kur ai ishte në vitin e dytë, ndërsa në vitin e tretë mësuesja e mori klasën e tij në kujdestari. Kur i vëllai i mësueses është larguar në Britaninë e Madhe, nxënësi i tha familjarëve të saj se do kujdesej dhe do t’i qëndronte pranë të resë që e kishte mësuese.
“Kam kryer disa herë marrëdhënie intime”-detajon mësuesja denoncuese pranë policisë. Por ngjarjet janë rënduar në muajt vijues sipas saj.
“Në muajin mars mua më pa dikush që frekuentohesha me nxënësin A. dhe u fiksua keq mbas meje”, tregon ajo.
Mësuesja detajon sipas burimeve se më pas ky person që i ishte prezantuar si shumë i pushtetshëm dhe që kishte njohje në disa shtete e ka kërcënuar se nëse nuk dilte me të, do ta pësonte familja e saj, vëllai dhe kushdo përreth meje. Ky person i kishte kërkuar video nxënësit, të dashurit të saj që të vërtetonte lidhjen e tyre. Muajt në vazhdim kanë qenë ditë presioni dhe kërcënimesh me kërkesën për të bërë një video.
Mësuesja këmbëngul se pas kësaj historie u distancua nga adoleshenti në muajin korrik 2021. Por tregon se ai e ka ndjekur edhe në vazhdim, madje i ka shkuar edhe në shtëpi.
“Denoncimin e parë e dorëzova në drejtorinë vendore të Tiranës, por në darkë vërejta që ish nxënësi kaloi poshtë ballkoni. Unë po pija cigare, ai kaloi i ra borisë dhe zgjati kokën. Jam dhe ndihem e kërcënuar” mbyll denoncimin e dytë mësuesja.
Gazetasi.al shkruan se nuk ka ende një dëshmi nga nxënësi dhe as të dhëna nëse mësuesit e kësaj shkolle nëse kanë apo jo dijeni për raportin intim midis mësueses dhe ish-nxënësit, që në fakt është një shkelje ligji.