“Shihemi në gjyq”, rubrika e përjavshme në “E Diela Shqiptare”, ka trajtuar pasditen e djeshme një histori të pazakontë e mjaft delikate. Englantina, një nënë e rrëmbyer për trafik organesh, ishte ndarë padrejtësisht nga e bija prej më shumë se 23-vjetësh. E ardhur sot në studio, së bashku me mikun e saj, Niku, ajo i kërkoi juristes Eni Çobani, ta ndihmojë për të marrë vajzën. Por Niku dhe Egla ishin në një konflikt të hapur. Ai tashmë kishte shqetësimet dhe problemet e tij për Eglën dhe për të gjithë historinë e saj, e cila, siç tha ai, e kishte lodhur.
Megjithatë, prania e Nikut në studio, për juristen Çobani ishte për t’u përshëndetur, meqenëse ai pranoi të ishte në një sea
ncë ndërmjetësimi, por Niku, për habinë e të gjithëve, tha se në studio ai kishte ardhur për një arsye tjetër, jo për Eglantinën: “Unë këtu në këtë studio jam më shumë nga debulesa që kam për ty, nga kjo unë jam këtu në këtë studio”,- iu drejtua Niku juristes.
Eni Çobani, e cila u ndje e befasuar nga deklarata e tij, e kaloi këtë moment me humor, duke e falënderuar për respektin ndaj saj, por edhe duke i tërhequr vëmendjen se në këtë studio ata kishin ardhur për një qëllim krejt tjetër:
“Unë të falënderoj për respektin. Unë po e dëgjoj për herë të parë dhe të them të drejtën jam pak e shokuar. Por, ideja është që Niku, dashuritë që mund të keni kundrejt figurave të ndryshme mediatike… besoj që nuk do të jetë vetëm kjo arsyeja që ju erdhët, se mua mund të më takonit edhe në një vend apo në zyrën time, nuk ka asnjë problem, por kemi ardhur sot për Englantinën dhe do të doja ta dëgjonim sot atë me vëmendje… “
“U skuqa një çikë unë nga kjo deklarata e Nikut” – tha Eni për ta hequr sikletin dhe në ndihmë i vjen menjëherë edhe Arditi, i cili tha se edhe ai u ndie pak xheloz për të./ Class