Pas largimit të Inës dhe Gerit, të cilët krijuan çiftin e parë në “Përputhen”, sot rubrikës i janë bashkuar dy konkurrentë të rinj, Margaret dhe Isli. Isli, i cili është me profesion aktor mori vëmendjen e të gjithëve me deklaratën e tij në klipin e prezantimit.
“Kam ardhur në Përputhen për dy arsye, për t’i treguar botës që nuk jam gej dhe e dyta për të gjetur të dashur”, u shpreh Isli.
“Ishte një gjë që më shqetësonte, por nuk kam asgjë personale me atë lloj komuniteti. Më shqetëson sepse nuk jam i tillë dhe më pengon në shumë gjëra të tjera. Ky epitet më është vendosur për shkak të një roli në një serial që m’u desh ta pranoja sepse është profesioni im”, tha Isli.