Sezoni i ri televiziv tashmë ka startuar në ekranin e “Agon Channel” dhe gjithçka është gati për t’i dhuruar audiencës argëtimin dhe informimin e duhur që ky kanal ka përgatitur. Në këtë sezon të ri nuk mungojnë risitë dhe një prej tyre është një personazh i ri televiziv që i bashkohet skuadrës së madhe të “Agon Channel”.
E kemi fjalën për moderatorin e njohur, Arjon Muça, i cili lë “Televizionin Klan” për një projekt të ri në “Agon”. Do e shohim çdo ditë, nga e hëna në të premte, çdo pasdite ora 14:00 nën prezantimin e rubrikës së njohur game shoë, “Kalibër 99”.
“Kalibër 99” kalon transmetimet nga dita e diel në spektaklin e fundjavës “Dita e Shtatë” në një përditshmëri transmetimi. Duke synuar për argëtimin e orëve të pasdites. Por çfarë do të ofroj “Agon Channel” tek “Dita e Shtatë”?
IMA / S. Dema
Dita e shtatë do jetë një program italoshqipëtarë me programacion ndryshe ku priten rubrika të reja, lojëra , talkshow në dygjuhë.