Rob MacInnis fotografon kafshët e fermave si askush tjetër. Një punë e bërë nga durimi, përqendrimi dhe empatia, si shpjegon ai vetë: “Ndonjëherë më duhej të prisja madje edhe për një orë që kafshët të qetësoheshin dhe të fillonin të kishin besim tek unë, në mënyrë që të shkrepja foton e përsosur”.
MacInnis shtoi se puna me kafshët nuk është shumë e ndryshme nga puna me njerëzit. “Ju po pushtoni hapësirën e tyre, kështu që ju duhet të vendosni disa kufij dhe të krijoni besim,” tha ai. “Ndonjëherë kjo është e lehtë, herë të tjera është e pamundur.”