Duke filluar nga e diela e 4 tetorit, çdo të diel, në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar mëngjesi ka një tjeter zgjim. Riktheht “Kafe e së Dielës”, emisioni i gazetares Aulona Minga.
“Kafe e së Dielës” prej shtatë sezonesh televizive (2008-2014) është shndërruar në një markë shumë të ndjekur të TVSH. E konceptuar si një bisedë e ngrohtë me personalitete të shkencës, artit, kulturës apo letrave shqipe, kushtuar anëve të panjohura të jetës dhe personalitetit të tyre, ajo ka zënë vendin e vet të respektuar në treg.
Emisioni vjen si një terapi e këndshme për personazhet VIP, të njohur dhe të panjohur për publikun, të vendosur përballë gazetares Aulona Minga. Bazamenti i fortë ku mbështetet ky program, janë objektet dhe imazhet e veçanta personale që ruhen në mjediset familjare si: foto të rralla apo objekte të hershme, arkivi filmik i kohës, ku na çojnë rrëfimet e personazheve në mënyrë të sinqertë.
Deri tani pjesë e këtij emsioni kanë qenë personalitete të tilla si: Gazmend Leka, Enver Petrovski, Mevlan Shanaj, Mirela Oktrova, Rubena Moisiu, Orion Glozheni, Artan Fuga, Mira Meksi, Rudina Xhunga, Flutura Acka, Diana Culi, Petrit Beci, Ilir Kerni, Eno Koco, Artan Santo, Fotot Strakosha, Indrit Fortuzi, Virgjil Kule, Kastriot Tusha, Reis Cico, Enkel Demi, Amik Kasoruho, Ilir Konomi, Helidon Fino, Myfarete Laze, Pirro Milkani, Ermiri Krantja, Ibrahim Madhi, Shkelqim Muca, etj…
Nesër, në puntatën e parë të sezonit të ri do të jetë i ftuar neurologu, Prof. Mentor Petrela. Takimi është në orën 8.30, në ekranin e TVSH.