Meral përballet me një sulm nga Kader dhe shoqet e saj pasi zbulohet e vërteta. Mikeshat e lënë vetëm Meralin. Kjo e fundit përfundon edhe pa shtëpi e pa para. Kader nis një jetë të re në shtëpinë e saj me Maxhiden dhe Ezhderin.
Vajzat përpiqen të pajtojnë Kaderin dhe Meralin por pa rezultat. Madje Kader është aq e inatosur me Meralin sa e denoncon atë për mashtrim. Meral arrestohet dhe përfundon në burg.
Ejlyl, Songyl dhe Xhemre përpiqen me çdo kusht të bindin Kaderin të shpëtojë Meralin por Kader merr krahë edhe nga Maxhide dhe Ezhder.
Ali merr guximin dhe i deklaron dashurinë Ejlylit. Ndërsa Serkan i propozon për martesë Xhemresë.