Thamë se mbaroi, po vapa dhe temperaturat mbi 35 gradë kanë ndërmënd të na e marrin shpirtin. Sidomos në mbrëmje, tashmë pa asgjë në televizor ku mund të argëtohesh disi dhe me këtë vapë ekstreme, nuk mund të qëndroni në shtëpi.
Ashtu si çdo të enjte KinoKlub Tirana, ka menduar një zgjidhje shumë të mirë për të gjithë, me shumë pak ose aspak shpenzime. Kinemaja Verore që po ofrohet për disa javë rresht, edhe këtë të Enjte ju fton në parkun Rinia në Tiranë për të shijuar filmin e rradhës me titull “Puzzle Kinez”.
Nuk është një film kinez, por një prodhim Francez i vitit 2013, e ndërsa në Box Office ka arritur të grumbullojë një shumë prej 16,968,000 dollarësh. “Puzzle Kinez” flet për historinë e një babai 40 vjeçar, Xavier i cili është i divorcuar nga Wendy. Kjo e fundit, një ditë vendos të zhvendoset në New York duke marrë gjithashtu edhe dy fëmijët e tyre. Xavier për mos t’u ndarë kurrë nga fëmijët e tij zhvendoset po ashtu në qytetin e famshëm të Shteteve të Bashkuara.
Filmi do të transmetohet duke filluar nga ora 21.00.
https://www.youtube.com/watch?v=T9qM-ADXzaM