Formati i humorit në Top Channel tashmë e ka një datë zyrtare të nisjes së sezonit të ri.
‘Portokalli’ do të rikthehet në ekran në datën 4 tetor.
Në promon e publikuar shfaqen disa prej aktorëve si Gaz Paja, Flor Binaj, Rezart Veleshnja dhe Eneda Tarifa tek lajmërojnë se ‘Portokalli’ do të nisë sezonin e ri në ekranin e ‘Top Channel’, pa asnjë ndryshim.
Spektakli i humorit ‘Portokalli’ është përfolur në prag të sezonit të ri për largimet e njëpasnjëshme të trupës së aktorëve, konfliktet me drejtuesit dhe rikthimi i moderatores Eneda Tarifa. Por pa së gjithash duket se edhe këtë vit spektakli do të fillojë për të na shoqëruar çdo javë me humorin e së dielës në Top Channel.