Iva Tiço është një ndër personazhet më aktivë në rrjetet sociale. Ajo kujdeset që herë pas here të ndajë detaje me ndjekësit, ndërsa kësaj radhe ka dhënë një përgjigje ndryshe në rubrikën “Ask me a question”.
“Nuk ke menduar ndonjëherë për ndonjë emision kulture, mendoj që të përshtatet shumë!”, ka qenë një nga pyetjet (por njëkohësisht edhe sugjerim) për Ivën. Kjo e fundit nuk ka hezituar të përgjigjet, duke bërë të qartë një herë e mirë pse imazhin e saj nuk do ta shohim në një format të kësaj natyre. “Do kishte minimumin e audiencës, siç janë më pak të lexuara shkrimet e kulturës. Media është biznes, nuk ka misione, kur lexohet/shihet, financohet. Nuk është faji i asnjë pronari televizioni që nuk hedh para për kulturën për aq kohë sa askush nuk e do”, ka shkruar Tiço, duke e mbyllur një herë e mirë këtë temë. Pra, vështirë ta shohim Ivën të prezantojë në televizion një program të kësaj natyre.
Kjo përgjigje e Ivës vjen jo pa arsye, pas një kohe të gjatë ku programet televizive janë orientuar më së shumti drejt spektakleve apo formateve ‘realityshow’. Po ju, çfarë preferoni të ndiqni në televizion?