Pas asaj që ndodhi të shtunën e një jave më parë, dhe një përballjeje me Hysenin, që nxorri detaje të pathëna lidhur me raportin e tyre, Alvisa këtë javë nuk ka qenë në “Për’puthen”. Megjithatë edhe pse jashtë programit, akuzat mes tyre kanë vazhduar virtualisht.
Sot, sërish në puntatën “Prime” është diskutuar situata, edhe pse pa prezencën e Alvisës.
Të ftuara ishin dy psikologe, për një këndvështrim ndryshe lidhur me ngjarjen. Psikologia Arjana Muça tha se shantazhi ka ndodhur për një kohë të gjatë ndërkohë që marrëdhënia ishte e shkatërruar, Ndërsa opinionistët në studio theksuan se shantazhi dhe dhuna janë shkelje ligjore, ndërsa trashtia jo.
Mes reagimeve të djemve, ra në sy ai i Brunos, me të cilin Alvisa ka patur disa takime. Ai tha se ishte ndjerë i dhunuar psikologjikisht, pasi Alvisa ishte tallur me të dhe jo vetëm.
Sakaq, edhe Niku shprehu hapur mbështetjen për Hysenin, që është edhe mik i tij. Madje ai tha se në prapaskenë Alvisa fliste mirë për ish-të dashurin, pavarësisht se gjërat mes tyre agravuan më vonë.