Alban Skënderaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ka zbuluar më shumë rreth aspektin profesional por edhe jetës personale. Ndër të tjera, këngëtari ka treguar se bashkëshortes së tij, Miriam Cani, nuk i pëlqen diçka te ai.
Ylli i muzikës rrëfeu se ndonjëherë kur ka njerëz rreth tyre hutohet dhe bën gjeste që bukuroshes bionde nuk i pëlqejnë aspak dhe për këtë ajo reagon në sy të të gjithëve.
“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, tregoi Albani.
Këngëtari gjithashtu zbuloi se puna e tij e parë nuk kishte lidhje me muzikën. Ai shiste çokollata për të ndihmuar familjen.