Ifigjenia, e njohur ndryshe si Efi është një nga konkurrentet aktuale të “Për’puthen”.
Që me hyrjen e saj ajo tërhoqi vëmendjen për ngjashmërinë me prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Elvana Gjatën.
Po sigurisht vëmendja nuk mbaroi me aq dhe në rrjet filluan të qarkullonin foto të saj përpara se ajo të bëhej pjesë e “Për’puthen”.
Faqja “Vipat e Bllokut” ka shpërndarë disa foto dhe Efi në një live të zhvilluar para pak minutash u shpreh se i vjen keq që njerëzit gënjehen aq lehtë nga photoshop-i.
Ndërsa në Instagram Story ajo postoi disa foto të saj kur ka qenë e vogël, për të treguar se nuk ka ndryshuar aspak dhe se nuk ka operacione.
“Për të gjithë ju që më keni shkruajtur për operacionet e mia dhe për foton që po qarkullon. Këtu e keni përgjigjen…Përveç meje shihet qartë edhe fisi”,- ka shkruar ajo.
Ajo është komentuar shumë, mbi të gjitha për pamjen e saj duke u cilësuar si vajza më e bukur që ka pasur Për’puthen, por sic thuhet me siper nuk kanë ngelur mbrapa dhe krahasimet me Bora Zemanin, moderatoren e emisionit, si edhe me këngëtaren e mirënjohur, Elvana Gjata.
Ne program ajo foli per kete pjese:
Efi: Unë që kur kam hyr në këtë program, komentet e mia janë vetëm të tilla. Më bëhet shumë qejfi që më krahasojnë me dy femra kaq të bukura siç je ti dhe Elvana, por që jo nuk ju kam asgjë.
Bora: Nuk jemi asgjë, por paskemi çuditërisht ngjashmëri të treja bashkë se edhe mua më kanë thënë shpesh që ngjaj me Elvanën, kështu që është një mix i ne të trejave, tani kemi edhe Efin mes nesh.