Nëse Juventus vijon të mbështesë idenë e Superligës së Europës rrezikon përjashtimin edhe nga Serie A. Ky është qëndrimi i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
“Rregullat janë të qartë: nëse në momentin e regjistrimit për kampionatin e ardhshëm Juventus është ende pjesë e Superligës së Europës nuk do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm. Një situatë se e pakëndshme veçanërisht për tifozë, por këto janë rregullat dhe vlejnë për të gjithë”, tha Gravina për Radio Kiss Kiss.
Javën e kaluar UEFA njoftoi se skuadrat që i qëndrojnë këtij projekti do të gjykohen nga komisionet disiplinore. Juventus së bashku me Real Madrid dhe Barcelona reaguan me një komunikatë të unifikuar i quajtën këto presione të papranueshme. Nga nisma për Superligën e Europës u tërhoqën 9 nga 12 klubet themeluese.