Seher mbetet në një gjendje shumë të vështirë, por është e vendosur të mos kthehet në vilë.
Ajo i thotë Jusufit se bashkë do të ndërtojnë një jetë të re, por Jusuf nuk e pranon këtë dhe kërkon xhaxhain e tij. Seher lexon në një gazetë për Jamanin dhe me paratë e fundit që i kanë mbetur telefonon në shtëpi për të mësuar gjendjen e Jamanit.
Teksa Seher kërkon për punë, Jusuf zhduket papritur. Një i panjohur ndihmon Seherin të kërkojnë Jusufin teksa vogëlushi ishte fshehur në një autobus me shpresën për tu rikthyer në shtëpi. Seher gëzohet kur mëson nga lajmet se Jaman është gjallë.