Emisioni ka nisur me deklaratën e Dojna Memës dhe Albi Nakos pas debatit që u krijua javën e kaluar.
Albi Nako, jep vlerësimin për konkurenten 40-vjeçare Belën: “Më dukesh si personazh tipik i atyre filmave ‘Planeti i majmunëve’. Mendoj që je në një moshë që më mirë martohu dhe bëj fëmijë sesa të vazhdosh këtu”.
Dojna Mema qëndroi neutrale gjatë atij momenti dhe ka reaguar këtë herë në “Just Dance”.
“Një herë të vetme nuk arrita të bëhem zëri juaj. Distancohem nga një deklaratë e tillë. Kërkoj ndjesë që nuk reagova në kohë por pak më vonë. Seksizmi nuk prek vetëm vajzat, çfarëdolloj seksizmi është i dënuar”.
Albi Nako, bën sqarimin nga ana e tij: “Dua të bëj një sqarim, ajo që thashë ishte me humor. E theksoj, e thashë më humor. Kërkoj ndjesë sepse batuta ime ishte e tepruar. Nëse do i thosha bravo, je e shkëlqyer, askush nuk do e vinte re dhe do të kishte kaluar pa u vënë re. Kjo tregon për se fjalët e këqija kanë gravitet më të madh në shoqëri. Kjo nuk përjashton faktin që kam thënë ndonjë gjë të pamatur. Kam qenë gjithmonë mbështetës i femrës. Çdo gjë në jetë ka një masë të caktuar, ajo që duhet pa masë është kujdesi“.
“Profesioni më ka bërë të jem shumë afër femrës dhe të kuptoj sa të vështirë e kanë të jenë këtu. Përgjegjësia ku jemi ulur na bën të flasim pa u mendur. Dua t’i jap mesazh konkurentëve që të luftojnë për ëndrrat e tyre”, është shprehur Graciano.
Vetë Bela thotë : “Nuk jam ndjerë mirë. Unë besoj ia ktheva përgjigjen në atë moment Albit. Nenjohemi prej vitesh dhe gjithmonë bëjmë shaka të dy. Albi më ka ndihmuar gjithë këto vite, unë e falenderoj shumë”.
Moderatorja i ka kërkuar ndjesë Belës në emër të produksionit.