Spektakli i vallzimit DWS pak nga pak po zbuluon emrat e konkurentve pjesmarrës të edicionit të gjashtë të tijë. Juria e këtij spektakli vitin e kaluar kishte katër antar, Iliri Shaqirin, Ema Andrean, Alfred Kaçinarin dhe gazetarin kosovar Milaim Zeka. Ky i fundit ka vendosur të largohet këtë vit nga juria e DWS, duke mos qënë më pjesë e këtij edicioni. Të paqarta janë arsyet pse Milaimi është larguar por juria e këtij viti mbetet deri më tani me tre anëtar të konfirmuar.
Nuk dimë ende nëse do zërë ndonjë personazh tjetër vendin e Milaim Zekës, apo juria do jetë me 3 antarë si në edicionet e mëparshme. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar në ditët në vazhdim. Qëndroni me IMA!