Efi është një fëmijë me talent të rrallë artistik. Ajo këndon, kompozon, luan piano, aktron, kërcen dhe vizaton shumë mirë. E ëma, Hristina, e mbështet dhe përpiqet që Efi të mos humbasë asnjë mundësi në jetë. Ajo i jep vajzë atë që prindërit e saj nuk mundën t’ja jepnin. Dhe vargjet e këngës shprehin pikërisht këtë mesazh: “Fëmijët të mos trajtohen si kukulla, por si njerez me potencialet e deshirat e tyre ne jete.”
Duke ju referuar faqes zyrtare të JESC, performanca e Efit ishte plot dritë, e dominuar nga ngjyra rozë. Në ekranet led shihet Efi që shndërrohet në një personazh të animuar. A do të jetë kjo një Efimoji? Veshja ngjyrë rozë, fjongoja e madhe në flokë dhe buzëqeshja e saj e bënë performancën edhe më të gëzueshme, shkruan junioreurovision.tv. Kënga është e treta në klikime si dhe në treshen më të mirë të ndjekësve.
Delegacioni është pritur edhe nga presidenti i Bjellorusisë. Me 25 nëntor në natën finale, ku do të prezantohen 20 konkurentë, Shqipëria me “Barbi” Efi, do të prezantohet e katërta. I urojmë suksese artistes se vogël në prezantimin e Shqipërisë në këtë konkurs të rëndësishëm.