Këtë të diel fëmijët nga e gjithë Europa do të bëhen bashkë në Junior Eurovision Song Contest.
Edicioni i 15-të këtë vit mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Shqipëria merr pjesë për herë të katërt dhe këtë vit përfaqësohet nga Ana Kodra me këngën “Don’t touch my tree”, me muzikë të Kristi Popës dhe tekst të Jorgo Papingjit.
https://www.youtube.com/watch?v=zhlLBybIyh4
Edhe këtë edicion të katërt për Shqipërinë, festivali do të përcillet në komentin e Andri Xhahut, ndërsa pikët do të jepen nga Sabjana Rizvani, përfaqësuese e Shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë
.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese Anës në garën e këngës europiane për fëmijë! Dhe mos harroni të votoni që tani!