Ka qenë një mbrëmje fantastike sot në Arena Armeec, në Sofje të Bullgarisë ku u mbajt nata finale e festivalit europian të fëmijëve Junior Eurovision 2015!
Në një transmetim direkt në RTSH, teleshikuesi shqiptar mundi të ndiqte natën finale të Junior Eurovision Song Contest 2015, me komentin e moderatorit Andri Xhahu.
Në skenë u ngjitë 17 vende nga të cilat edhe Shqipëria me këngëtaren Mishela Rapo me këngën Dambaje e cila arriti të renditej e 5-ta.
Ndërsa fitorja shkoi për këngëtaren nga Malta Destiny Chukunyere, me këngën “Not My Soul”. 13-vjeçarja nga qyteti i Birkirkara shpalli fituese Maltën për të dytën herë në historinë e Junior Eurovision Song Contest në vetëm tre vite. Por kjo nuk është arritja e vetme, pasi 185 pikë janë rekordi i ri në historinë e këtij festivali, duke thyer rekordin e Spanjës me María Isabel në 2004.
Në vend të dytë u rendit MIKA nga Armenia me “Love”, dhe në vend të tretë Sllovenia me Lina Kuduzović me këngën “Prva ljubezen”.
Renditja e plotë sipas votimit:
- 185 pikë – Malta
- 176 pikë – Armenia
- 112 pikë – Sllovenia
- 105 pikë – Bjellorusia
- 093 pikë – Albania
- 080 pikë – Rusia
- 079 pikë – Serbia
- 064 pikë – Australia
- 062 pikë – Bullgaria
- 051 pikë – Gjeorgjia
- 038 pikë – Ukraina
- 036 pikë – Irlanda
- 036 pikë – Mali Zi
- 036 pikë – San Marino
- 035 pikë – Hollanda
- 034 pikë – Italia
- 026 pikë – Maqedonia