“Pasditja ime”, një program i ri që nisi sezonin e kaluar në RTSH u shndërrua shpejt në një hapësirë të pëlqyer televizive. i konceptuar ndryshe nga “Pasditet” e tjera në ekran, publikut iu dha mundësia të njihej me tema të aktualitetit, showbiz-it, por edhe me tema të ndryshme sociale, mode, art e kulturë. Burime pranë Televizonit Publik bëjnë me dije për Who se ky emision do të rikthehet së shpejti.
Struktura mbetet e njëjtë, ndërsa moderatorët do të kenë edhe një hyrje të re. Një prezantuese e re do të drejtojë “Pasditja ime” çdo të enjte. Me largimin e blogeres Estela Ujka, autorët kanë menduar të rikthejnë në ekran një imazh të dashur e me një zë shumë të ëmbël.
Të enjten, “Pasditja ime” që i kushtohet familjes dhe mirëqenies do të drejtohet nga Julka Gramo, e cila këto kohë i është dedikuar punës në radio. Ditën e tjera do të mbeten me të njëjtët drejtues, Erjona Rusi, Erjona Shehu, Balina Bodinaku dhe e premtja VIP e Eraldo Rexhos.