Puthja mes dy aktorëve Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, prezantuesit e rinj të “Fiks Fare”, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale duke u kthyer në temë diskutimi në nga njerëzit e thjeshtë. Por nuk kanë munguar edhe reagimet nga kolegët apo personazhe të tjerë të showbizit. Julian Deda, i njohur tashmë për statuset e tij dhe pikëpamjet personale rreth homoseksualitetit nuk mund të mos e komentonte puthjen e dy djemëve. nuk e ka përmbajtur dot veten.
Ja se çfarë ahkruan ai në facebook:
“Dy çuna që puthen në buzë vetëm për t’u bërë të famshëm, vetëm për të fituar pak audiencë për një emision televiziv, mund t’i quash ose të përdorur deri në fyerje ose mediatikisht të mjerë. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut, më besoni për këtë. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi të gjitha me shumë, shumë djersë të derdhur në punë. Ju lutem shumë o çuna, mos lejoni askënd, as drejtorët, as pronarët qe t’ju përdorin në këtë mënyrë. Është gjynah, që njerëzit që kanë lekun të mendojnë për aktorët se janë ca budallej, me të cilët mund të bësh gjithçka vetëm për pak audiencë. Mos ja lejoni vetes një gjë të tillë, nuk është nevoja. Publiku ju do më shumë nëse i dilni përpara me personalitet dhe pa hile.”
© IMAlbania.com