Ditën e sotme aktori i mirënjohur Julian Deda ishte i ftuar në Soiree ku është folur për figurat publike në politikë”. Siç mund ta dini, Juli prej shumë kohësh është mbështetës i Partisë Demokratike, andaj në një situatë të improvizuar ka mbajtur një fjalim se pse populli duhet të votojë PD-në. Gjatë ‘fjalimit’ ai tha me nota humori se me PD-në në pushtet do rikthehet sërish Çiljeta, duke shkaktuar goxha të qeshura te të pranishmit në studio.
“Qytetarë të Shqipërisë, me ne do të qeshni. Do të qeshi mirë edhe ai që do të qeshi i pari dhe jo ai që qesh i fundit. Me ne nuk do të ekzistojë shprehja ‘qesh e qaj’. Vetëm qesh. Kur të fitojmë ne, gotat e rakise do t’i kthejmë dhe barcaleta do tregojmë shumë që të qeshim. Unë qesh, ti qesh, ai ajo qesh, ne qeshim ju qeshni, ata vjedhin. Thoni të gjithë një zëri: Julian Deda tungjatjeta. Me mua në pushtet do të na rikthehet Çiljeta”, u shpreh Julian Deda.
Çiljeta Xhilaga, e cila prej vitesh ka qënë simpatizante e Partisë Demokratike, u shfaq para disa javësh në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, duke u shprehur se “Lali Eri i ka fituar zemrën”. Disa ditë para kësaj deklarata, Çiljeta bëri të ditur se Erjoni i ka qëndruar pranë në periudhën kur babai i saj u nda nga jeta, teksa shtoi se Veliaj kishte bërë diçka shumë të rëndësishme për të, mirëpo nuk zgjodhi që ta tregonte në publik. Ajo ka thënë disa herë se është e zhgënyer nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, por a do rikthehet sërish nga kjo parti pas 25 prillit siç tha Juli? Mbetet për tu parë!