Amazon ka filluar përgatitjet për të shfaqur dy sezone të një seriali të ri të quajtur Homecoming, një thriller që do të startojë me pjesëmarrjen e Julia Roberts dhe të jetë nën produksionin e krijuesit e “Mr. Robot”, Sam Esmail.
Shfaqja bazohet në një dramë podcast (i quajtur edhe “Homecoming”) që tregon historinë e një terapisti (Roberts) në një strukturë qeveritare dhe një ushtari në tranzicion drejt jetës civile. Catherine Keener dhe Oscar Isaac luajnë rolet kryesore në podcast, sezoni i dytë i të cilit filloi të mërkurën./IMAlbania.com/