Është i pandashëm , shpesh e shikon në zyrë, ndonjëherë edhe tek reçepsioni hyrës teksa bën apelin e stafit të gjigandit të platformës televizive shqiptare Digitalb! Bëhet fjalë për Cocon, qenushin i cili është një nga “punonjësit” më të mirë të Digitalb. Ndonjëherë edhe nxehet, i shkon prapa edhe punonjesve, është edhe paksa flirtues.
Coco është i pranishëm edhe në mbledhjet e drejtuesve të kompanisë, madje ai është më i priviligjuari nga të gjithë, për të gatuhet edhe ushqim special. Cocon mund ta ndiqni edhe në Instagram, në adresën e tij ku ndan çdo gjë me fansat e vet.
Jo çdo gjë… në postime mungon e dashura 🙂
©IMA