Orinda dhe Turi janë bërë sot prindër për herë të parë. Lajmin e dha vetë Turi me një postim në Instastory që të lë të kuptosh se vogëlushja ka ardhur në jetë. Turi ka fotografuar krevatin e ka zbuluar se ata i kanë vendosur vajzës emrin Atara. “15 korrik 2021”-shkruhet në postim, që do të thotë se e vogla ka lindur sot.
Orinda dhe Turi duket se e kanë përzgjedhur me kujdes emrin Atarës, pasi jo vetëm është shumë i veçantë, por edhe ka kuptim shumë të bukur. Në hebraisht, Atara do të thotë kurorë.
Turi publikoi edhe foton e parë me vogëlushen duke zbuluar portretin e saj ëngjëllor. “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”, shkruan Turi.