Kryeministri Edi Rama tha se restorantet dhe baret do të jenë të fundit që do të hapen për shkak të situatës së krijuar nga epidemia e koronavirusit.
“Restorantet dhe baret janë të fundit që do hapen. më vjen keq por është e pamundur ndryshe”, tha ai.
Ndërsa lidhur me autorizimet shefi i qeverisë, sqaroi: Nëse ju keni punë në qytet dhe do shkoni me automjet patjetër privat, patjetër por do të merrni një autorizim dhe autorizimet do të jenë shumë më të thjeshta tani që mund të lirojnë pak. E di shumë mirë që ka qenë e shtrënguar, e di shumë mirë që shumë autorizime janë refuzuar, kjo nuk ka qenë për ndonjë epsh diktatorial por thjesht për të garantuar atë që kush do ta shikojë e shikon qartë sot, rezultatin që kemi arritur në këtë luftë.
Duhet ta çojmë kurbën drejt zeros me durim, sigurisht dhimbjet nga pasoja të natyrës ekonomike janë të konsiderueshme, por askush mos ta harrojë se halli i halleve është jeta e njerëzve.
Koronavirusi ne na luan fenë siç po ua luan fenë shumë të tjerëve por arsyeja që nuk na i ka luajtur deri sot është se jemi mbrojtur shumë më fort. Armiku nuk ka ikur dhe na bën gjëmën po t’iu hapim shteg”, deklaroi Rama./blitz.al