Pa dyshim se “Oxygen” është një nga emisionet televizive më të ndjekura në Kosovë që kishte karakter argëtues por edhe edukativ.
Që nga sezoni i fundit, ka muaj që emisioni i Besim Dinës nuk është rikthyer e as nuk është paralajmëruar nga KTV-ja për një rikthim të tij, duke ngritur shumë pyetje nga ndjekësit e shumtë të cilët nuk po marrin një përgjigje.
Siç ka mësuar Magazina.al, Besim Dina dhe “Oxygen-i” i tij do të rikthehen shumë shpejt në një kanal të ri televiziv.
Ndonëse ende nuk është mësuar një datë, “Oxygen” me sezonin e ri do të rikthehet shumë shpejt në televizionin Klan Kosova./Magazina.al/