Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar është shfaqur një shfaqe tepër e bukur dhe e rrallë. Jozefi dhe xhaketa shumëngjyrshe erdhi për publikun e Teatrit Kombëtar ,të cilët mbetën të mahnitur. Aktorët e rinjë të ardhur nga Korca, shpalosën edhe një herë talentin e tyre para publikut të mrekullueshëm të Tiranës, duke e rikonfirmuar edhe një herë rrugën e suksesit të tyre. Nga djalosh i thjeshtë kthehet në skllav, nga skllav në shërbyes, nga shërbyes në të burgosur, nga i burgosur në kryeadministrator i Faraonit. Ky është udhëtimi i jetës së Jozefit. Historia e një djaloshi i cili kaloi vështirësi të shumta në jetë e megjithatë nuk u rrëzua asnjëherë. Me besim e shpresë, ai kaloi të gjitha vështirësitë dhe u ngrit në pozitat më të larta. Falja, mëshira dhe dhembshuria karakterizojnë jetën e tij, dhe ndikuan në jetën edhe të vëllezërve të tij. Kjo rrugë e gjatë e kalimit të jetës së Jozefit erdhi në një mënyrë tepër unike, e para herë në llojin e vetë.
Shfaqja ishte nën regjinë e Lysiena Topi, Lorena Stoceni, Erion Dielli. Ndriçimi e fonia Taulant Simeoni dhe kostumografia e Melodie Dielli. Skeonografia e Florian Adili, Loren Nuri, Taulant Simeon dhe Meleq Coro
Në role Erion Jonusllari, Lysiena Topi, Besmir Meçollari, Glenar Firaj, Loren Nuri, Kristina Gocllari.
Në shfaqe ishin të gërshetuara edhe muzika me vallzimin edhe rolet tepër të ndjera të aktorëve ngritën në këmbë të gjithë publikun e Teatrit Komëtar të Tiranës. Nën duartrokitjen e pulikut shfaqja u mbyll duke siguruar se do mbetet për një kohë të gjatë në memorien e publikut.