Jori Delli publikoi një video të të dashurit të saj, Fred De Palma, duke performuar në një koncert.
Fjalët e tij duket se janë keqinterpretuar dhe u tha se ai kishte ofenduar shqiptarët, duke iu referuar si budallenj.
Modelja e njohur bëri një reagim në lidhje me këtë duke treguar gjegjësisht fjalët që tha ai.
“Mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare. (Sikur gjasmë do e rrah se jam shqiptare). Në vendin e budallenjëve je budalla i vendit. Nuk ka lidhje me Shqipërinë”, theksoi ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2.
Lidhja e tyre u konfirmua pak ditë më parë me disa fotografi që reperi italian hodhi në rrjete sociale.
Në njërën prej tyre, çifti i ri u panë edhe duke shkëmbyer puthje, ndonëse Delli ishte e kthyer nga mbrapa