Ermal Mamaqi zbuloi pak ditë më parë në Instagram se së shpejti do të vijë me një serial të ri. Në një postim në rrjetin social ai zbuloi edhe protagonisten e projektit, Jonida Vokshin. Kur e uroi së fundmi për ditëlindjen e saj, sipërmarrësi shqiptar e quajti aktoren “ylli i serialit”.Kaq ka mjaftuar që komenti i Ermalit të bëhej lajm kudo nëpër portale. Megjithatë në asnjë moment nuk patëm një konfirmim nga Jonida Vokshi.
Bukuroshja 35 vjeçare ishte dje e ftuar në programin “Pardon My French” në Top Albania Radio të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, ku shuajti çdo dyshim. Vokshi e pranoi ekskluzivisht lajmin. Ajo zbuloi se për momentin po bëhen vetëm provat, nuk kanë nisur ende xhirimet, por që do të nisin së shpejti.
Lajmi i mirë për të gjithë fansat e Jonidës është se do ta shikojmë së shpejti në një serial dhe ajo vetë është tepër e lumtur për këtë projekt të ri.