E ftuar në “E diell” sot në Top Channel, aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi ka folur hapur dhe për skenat intime nëse do duhej të xhironte të tilla. Ajo ka thënë se gjithçka varet nga mënyra sesi ndërtohet historia.
“Ashtu sikurse ne në jetën e përditshme, të gjithë çiftet e kanë pjesë të jetës skenën intime, edhe në një film, filmi në fund të ditës është jeta reale. Nëse në një skenar filmi një skenë intime do të ishte e integruar bukur brenda historisë së filmit dhe që vjen natyrshëm, pse jo,”- tha Jonida.
Jonida tha se është e gatshme të luaj edhe role të tillë, të cilët tek ne vijojnë të bëjnë akoma bujë ose të komentohen si diçka që thyen tabu.