Në ABC nis sot një kapitull i ri. Surpriza e parë për teleshikuesit ishte shfaqja e Jonida Shehut në studion e re të “Abc Radar”.
Nga ora 19:00 deri në 20:00 Jonida do të moderojë edicionin qendror të lajmeve në ABC, me informacionet më të fundit në vend, rajon dhe botë, por edhe me të ftuar të ndryshëm në studio.
“Duke nisur nga sot nga ora 19:00 deri në orën 20:00 do të jemi bashkë për 60 minuta në edicion qendror informativ. Ne e kemi quajtur radar informativ sepse si një radar do të dedektojë ngjarjet dhe zhvillimet më të rëndësishme në vend dhe botë për t’i sjellë tek ju të përmbledhura”, iu drejtua kështu Jonida Shehu teleshikuesve në ABC.