Largimi i saj nga një prej emisioneve më të ndjekur të pasdites, “Pasdite në Top Channel” mund të themi se ka qenë një ndër ngjarjet më të komentuara së fundmi.
Jonida Shehu u largua papritur nga programi që ajo moderonte prej vitesh. Thashethemet thoshin se ishte pikërisht një intervistë e Rezarta Shkurtës në studion e “Pasdite në Top Channel” ajo që kishte nisur konfliktin mes saj dhe Top Channel.
Në atë kohë në portalin e televizionit u shkruajt se Top Channel do të niste një procedurë gjyqësore kundër Jonidës për braktisjen e emisionit në mënyrë të papritur.
Për herë të parë Jonida ka rrëfyer në emisionin “Thumb” të vërtetë e kësaj historie. Sipas saj, inserti me Rezarta Shkurtën, prej të cilës është menduar se ka nisur debati, ka qenë një nga arsyet, ndërkohë që marrëdhëniet me styre kishin kohë që nuk ishin mirë.
“Më hoqën se ika. Unë shpreha dëshirën për t’u larguar dhe për të ndjekur rrugën time. Mendova që gjërat në atë pikë nuk përputheshin dhe nuk shihja se mund të rregulloheshin. Kishte diçka që nuk shkonte në marrëdhënien time me Top Channel dhe e anasjellta. Me raste vërtetoja se ishte një marrëdhënie e njëanshme dhe jo e dyanshme. Nuk ishim në kushte të barabarta. Në fund i thash vetes që duhet të largohesh. Jo nuk jam në gjyq me Top Channel. Unë nuk jam në gjyq sepse unë kurrë nuk do të ngrija një gjyq ndaj Top Channel-it, por as Top Channeli nuk është në gjyq me mua. Nuk më ka ardhur një njoftim.”,- është shprehur moderatorja duke qartësuar njëherë e mirë situatën./Blitz.al/