Soiree do të rikthehet sërish, po kësaj here duke ndryshuar ekran.
Jonida Shehu, prezantuesja e formatit, që u transmetua për 2 sezone në Top Channel ka dhënë dhe njoftimin e parë për rikthimin e emisionit të darkës vonë.
Tashmë në kanalin gjeneralist ABC, Jonida Shehu është shprehur se Soiree do të rikthehet me sezonin e tretë.
“Soiree ishte një projekt i një ekipi që u bën bashkë dhe menduan që të bënin diçka të bukur, ndryshe. Dhe për mua ishte diçka ndryshe nga ato që kisha bërë deri në atë moment. Për fat të keq ne u detyruam ta ndërprisnim dhe ka shumë njerëz që më shkruajnë akoma ‘A do të filloj programi?” Situata e pandemisë na vendosi në pozita të vëshitra që nuk dinim më si do të realizohej ky proces, dhe u vendos si nga ne, por dhe televizioni që ishte bashkprodhues ta ndalonin”. – ka thënë Jonida e ftuar në ABC e Pasdites nga Ermal Peci.
Soiree u anullua nga Top Channel duke diktuar nga kushtet e pandemisë por Jonida këtë verë vendosi të drejtohet në ABC i cili është kthyer së fundmi nga një kanal informativ në gjeneralist.
Mendohet se Soiree do të vijë si formati i Vitit të Ri duke shoqëruar mbrëmjen për shikuesit e ekranit me plot muzikë dhe të ftuar.
InfoMedia Albania