Moderatorja Jonida Shehu, tashmë që nga kjo e Hënë nuk do të jetë më pjesë e formatit të Pasdites në ekranin e Top Channel. Pas afro 2 vitesh si drejtuese e programit, dhe aludimit në fillim të sezonit të kaluar se nuk do të ishte sezonin e kaluar për shkak të lindjes së flmijës së saj, Jonida mesaduket ka vendosur të tërhiqet nga projekti në televizionin kombëtar.
E ndërsa është pyetur nga “Blitz.al”, moderatorja është shprehur se ashtu e kishte parë të arsyeshme “Nuk jam në punë për momentin. Kam ikur nga “Pasdite në Top Channel” Arseyja është se kështu e pashë të arsyeshme.”,- ka thënë Jonida.
Gjithashtu, që prej mbrëmjes së sotme në orën 18.00, vendi i saj do të zihet nga Juli Krisafi, spikere lajmesh në TCH, lajm ky i publikuar nga vetë televizioni në faqen e tij zyrtare në internet.
Lajmi i largimit të Jonidës i ka habitur të gjithë, por ndoshta mund ta ketë gjetur Julin edhe paksa të papërgatitur për pozicionin e ri. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse ajo do të jetë më pjesë e redaksisë së informacionit pranë televizionit./IMA/