Pas përhapjes së lajmit të shtatëzënisë, moderatorja e njohur e ‘Pasdite në Top Chanel’, Jonida Shehu ka konfirmuar këtë lajm e kontaktuar nga anabel.al. Shehu tha se do të kishte preferuar që kjo gjë të mbetej private pasi është në muajt e parë të shtatëzënisë.
“Është akoma e çuditshme për mua. Në fund të fundit është ajo që i ndodh çdo femre. Unë nuk jam tip që kam shumë entuziazëm ose nuk e shpreh, por sigurisht që ka shumë emocione,” tha ajo duke shtuar se gjinia e fëmijës nuk dihet akoma.
Megjithëse në një lidhje prej katër vjetësh me partnerin e saj, Jonida tregon se dasma nuk bën pjesë në planet e tyre të ardhshme. “Nuk jemi tipa dasmash,” tha ajo.
Ky do të jetë fëmija i parë për çiftin. Megjithëse është përpjekur të jetë sa më e rezervuar për jetën private, Jonida ka treguar se partneri i saj merret me skenografi dhe nuk është një personazh i njohur i televizionit.
Marre nga Anabel