Këngëtari Jon Tarifa ka publikuar sëfundmi këngën e tij më të re ‘Don’t Think About Tomorrow’
Videoklipi “Mos mendo për nesër” është xhiruar në Sardenjë, Itali. Historia e kësaj video sjellë në fokus një grup miqsh (dy çifte) që kanë nisur një udhëtim dhe shijojnë çdo moment të ditës sikur të jetë e fundit.
”Shpresoj që kjo këngë dhe videoklip të sjellë buzëqeshjen në fytyrat tuaja, të sjellë shpresë dhe shumë shpejt, situata në të cilën ndodhemi aktualisht do të kthehet në normalitet dhe të gjithë do të jemi në gjendje të shijojmë udhëtimet nëpër botë.”, ka komentuar Jon teksa ka prezantuar këngën e tij të re.
Kjo është kënga e tretë që ai publikon gjatë këtij viti, pas këngës “Hear me out” dhe “Stan”.