Këngëtari shqiptar Jon Tarifa ka publikuar sot këngën e tij më të re me titull “Hear me out”.
Kënga “Më Dëgjo”, vjen e shoqëruar me videoklipin është një mesazh për të gjithë botën siç e ka komentuar vetë artisti në një postim në facebook tek ka prezantuar produksionin e tij më të ri.
Pandemia e Covid-19, e cila ka pushtuar gjithë botën, ka nxitur edhe shpirtin krijues të kantautorit i cili ka shkruar vargjet e tekstit të këngës të frymëzuara gjatë rugës nga supermarketi për në shtëpi. “Izolimi social duhet të na shërbej në rradhë të parë neve, për të kuptuar situatën, të kalojmë kohën pranë familjes, të përcjellim dashuri për të afërmit në mënyrë që të jemi gati për një fillim të ri”, ka shkruar këngëtari në faqen e tij facebook.
Dear family & friends,
I am very excited to present my new music video “Hear Me Out” to you. This is my message to the world. The song was written and filmed during these past few days and was inspired by a feeling I had the other day while walking home from the supermarket, through the empty streets of my neighbourhood.