Si çdo vit, revista amerikane Forbes, e specializuar në profilin ekonomik dhe financiar, ka publikuar klasifikimin e aktorëve më të paguar në Hollywood në raport me fitimet që kanë gjeneruar gjatë një viti. Këtë vit aktori më i paguar ka rezultuar përsëri Johnny Depp.
Për të përpiluar këtë renditje, redaktorët e Forbes marrin në kosideratë tre filma në të cilët çdo aktor në listën e 100 celebriteteve më të rëndësishëm të Hollywood-it ka interpretuar para qershorit 2016 në role si protagonist. Për t’i shtuar më pas shifrat e arkëtuara dhe buxhetin e filmave, dhe pagën për çdo aktor, sipas një formule jo shumë të thjeshtë, vendosin se cili prej tyre ka gjeneruar më shumë të ardhura ekonomike në bazë të investimit të bërë tek ta.
Depp kryeson klasifikimin me 2,8 dollar për çdo dollarë të investuar tek ai: gati sa gjysma e të klasifikuarit të dytë, Will Smith, që ka arkëtuar 5 dollarë për çdo dollarë të investuar tek ai.
Në vazhdim, nëse jeni kureshtar, klasifikimi i plotë me 10 aktorët më të paguar në Hollywood.
1. Johnny Depp
2. Will Smith
3. Channing Tatum
4. Will Ferrell
5. George Clooney
6. Adam Sandler
7. Mark Wahlberg
8. Leonardo DiCaprio
9. Julia Roberts
10. Bradley Cooper