Pas Jassie J, një tjetër artist me famë botërore do të vizitojë Shqipërinë. Bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm britanik, John Newman, i cili ka planifikuar të vijë në Shqipëri më 29 Nëntor.
Ka qënë fillimisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar këtë lajm në profilin e tij në Facebook.
“Pas Jessie J, këtë vit do të na bashkohet për festimet e Natës së Bardhë artisti tjetër i famshëm britanik John Newman. Shpërndaje videon, lajmin dhe sill çdo shok e shoqe në Tiranë në datë 29 Nëntor, ora 18:00. Nata e Bardhë 2015”, shkruan në postimin e tij Erioni.
Nga ana tjetër edhe këngëtari i hitit “Love Me Again”, ka publikuar në Facebook-un e tij këtë lajm, duke shkruar: “Shqipëri. Do të vi në Tiranë më 29 Nëntor për të festuar Ditën e Çlirimit dhe Natën e Bardhë. Shihemi atje”.
Marre nga TAR