Joe Manganiello është një aktor tërheqës pas të cilit shumë femra “e humbin” kokën, ndërsa tani është shpallur si beqari më tërheqës në botë. Shikimi në stomakun e tij të ndërtuar, dëshmon se ai vërtetë e ka merituar këtë titull. “Adonisi” i Hollivudit ka vizionin e tij për femrën e përkryer dhe ka zbuluar se është në kërkim të femrës së vërtetë.
“Kryesisht jam një sicilian. Jam i pasionuar dhe temperament. Nëse nuk doni të luani me zjarrin, atëherë ndoshta nuk jam personi i duhur për ju”, ka deklaruar ky aktor markant. Ai ka luajtur rolin e njeriut ujk në serialin “True Blood”, ndërsa kohë më parë ka pasur përvojë edhe si regjisor me dokumentarin “La Bare”. Ai e ka pranuar se dashuria e tij e parë ka qenë princesha Leia, ndërsa pas puthjes së parë ai ka ndjerë sikur ka fluturuar në një planet tjetër. “Mendoj se dashurinë që e ndjeni në fillim, shndërrohet në nevojë dhe pëlqim. Këtë ma ka thënë Chris Rock. Më ka pyetur nëse dua të martohem dhe më ka këshilluar. Dashuria ekziston dhe mund ta ndjesh qysh natën e parë, por kjo nuk është ajo. Në atë moment mendon ‘më pëlqen dhe kam nevojë për ty’”, ka deklaruar Joe, i cili për fatin e mirë të adhurueseve të tij, do të zhvishet sërish dhe do të vallëzojë në pjesën e dytë të filmit “Magic Mike”.
Manganiello gjithsesi se nuk e fsheh se më së miri ndjehet kur zgjohet pranë dikujt, ndërsa e ka pranuar se çfarë e tërheq te femrat. “Bie në aromat te femrat. Ka diçka tek aromat në pjesën në të cilën qafa e gruas ngjitet me nofullën. Uhhhh… kjo është diçka e madhërishme”, ka zbuluar aktori i bukur. Dhe pas këtyre detajeve, femrat do ta kenë më të lehtë për ta pushtuar zemrën e tij.