Ditën e sotme nëpër portale ka qarkulluar një spekulim nga disa burime të pakonfirmuara se Bora Zemani dhe Olsa Muhameti nuk do të vazhdojnë më programin e “Për’Puthen”, i cili jo vetëm që për 3 vite rresht është një ndër më të ndjekurit, por gjithashtu është edhe programi i parë ‘dating’ në vendin tonë. Madje janë përfolur edhe disa nga emrat që do t’i zëvëndësojnë kur në fakt nuk ka asnjë largim në këtë mes,
Burime pranë Top Channel kanë konfirmuar që jo vetëm autorja e “Për’Puthen”, Olsa dhe prezantuesja Bora nuk do të largohen, por do të vazhdojnë një prej programeve hit të sezonit në Top Channel.
“Për’Puthen” nisi në vitin 2019, ku ishte thjesht një pjesë e të “Diell-ës” dhe shfaqej në ekran vetëm një herë në javë të dielave. Duke parë suksesin që pati edicioni i parë, ky program u rikthye më fuqishëm se kurrë me dy edicione të tjera. Këtë herë ndryshimi është se “Për’Puthen” transmetohet çdo ditë, madje ka dhe një natë ‘prime’ çdo të shtunë.
Pra, për ju dashamirësit e “Për’Puthen” mos u shqetësoni, programi juaj i preferuar do të vazhdojë si gjithmonë!