Vera tashmë është vetëm disa hapa larg dhe sigurisht të gjithë siç është bërë traditë kemi filluar të hedhim idetë e para se ku do e kalojmë atë 15 ditëshin e lejes për pushime. Edhe Jo Vetëm Modë, në TV Klan, tashmë prej disa puntatash po na prezanton disa nga vendet më të bukura të Turqisë si një alternativë për Verën.
Sot moderatorja simpatike e këtij programi Floriana Garo do të zbresi përsëri në Turqi, në zonën e Sides për të na treguar se si mund ti shijojmë atje pushimet.
Por edhe këtë herë bukuria nuk është harruar. Emisioni gjithashtu do të mbyllet edhe me një prezantim të metodave të reja dentare, sigurisht për t’u dukur sa më mirë këtë verë.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim!