Ishte pikërisht moderatori Ledion Liço i cili vetëm para pak ditësh me anë të një postimi në Instagram lajmëroi se së shpejti në ekranin e Top Channel do të filloj kompeticioni “Big Brother Vip”.
Por mesa duket jo vetëm “Big Brother” por edhe një edicion i ri, reality show do të nis në “Digitalb”.
Këtë ka lënë të kuptohet bukuroshja Ilda Bejleri e cila në një postim në Instagram shfaqet e qeshur dhe në përshkrimin e fotos flet për nisjen e një projekti të bukur, një reality show me kërcime dhe njerëz të bukur.
Mbetet vetëm për tu parë në ditën në vijim se për çfarë programi bëhet fjalë…