Finalja e Big Brother Vip Albania është shtyrë të paktën një muaj. Arbana ka treguar mbrëmë në “Open” se mbase mund të shtyhet akoma më shumë finalja.
Prandaj dhe loja duket që po “rinis” dhe për të “karikuar” banorët aktual dhe për të krijuar show, do të hyjnë jo 3 (siç është diskutuar sot nëpër media) por 5 banorë të rinj.
Lajmi është bërë me dije nga blogeri Olti Curri, i cili ka kontakte të shumta me Top Channel dhe që lajmet e tij rrallë herë kanë rezultuar të pavërteta.
Një prej banorëve është bërë me dije se kush do të jetë, moderatorja nga Kosova Egzona Rafna, për të cilën po diskutohet shumë në rrjet si ish-e dashura e Dj Dagz. Nuk e dimë sa i vërtetë është ky lajm, megjithatë pritet çfarë do të ndodhe sonte në spektakël.
Kujtojmë se Dagz ka marrë vendimin të largohet sonte nga shtëpia.