Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh nga In Living Color, Jim Carrey rikthehet në tv si protagonist me komedinë Kidding, për të cilin rrjeti amerikan Showtime ka porositur një sezon të parë me 10 episode, me regji të Michel Gondry.
Kidding ka në subjekt historinë e Jeff (Carrey), një yll i televizionit për fëmijë i cili interpretonte rolin e Mr. Pickles të një brand-i multimiliarder. Kur familja e tij – e përbërë nga gruaja, dy fëmijët, e motra dhe i ati – fillon të shpërthej, Jeff nuk arrin të gjej një përrallë apo një kukull që mund ta udhëzojë atë të dal nga kjo krizë, e cila përkeqësohet më shpejt se aftësina e tij për t’u përballur me të. Rezultati është portret i një njeriu të butë që, në një botë mizore, përballet me humbjen e ngadaltë të shëndetit mendor në mënyrë aq ngazëllyes sa edhe të dhimbëshme.
Carrey, që për Showtime është producent i komedisë së rinovuar për një sezon të dytë, I’m Dying Up Here, do të jetë edhe një nga producentët ekzekutiv të Kidding sëbashku me yjet e Arrested Development dhe Ozark Jason Bateman. Skenari mban firmën e Dave Holstein, autor edhe i Weeds, Help Hope! dhe I’m Dying Up Here.