Aktorja e njohur për publikun shqiptar, Zhaklina Dhimojani Blättler, e cila mbahet mend për rolin e saj tek filmi “Mimoza Llastica” ka dhuruar përmes Ambasadës shqiptare në Bernë disa respiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi”, në ndihmë të të prekurve me koronavirus.
Ambasada e Shqipërisë në Bernë i ka shprehur mirënjohje aktores për gjestin e saj human, e cila edhe pse u largua nga Shqipëria për të jetuar në Zvicër në vitet 90-të, ajo ende vijon të kontribuojë për vendin e saj.
“Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”, thuhet në mesazhin e ambasadës.