Një tjetër emision i pasdites i shtohet ekraneve shqiptare. “Jeto me Orën” është programi më i ri që vjen në RTV Ora çdo pasdite.
Nën drejtimin e moderatores Ana Kallaku, e cila është edhe motra e e aktorit të njohur të humorit Bes Kallaku, emisioni do të startojë më 20 shtator çdo ditë në orën 18-00.
Në prag të përgatitjeve të fundit moderatorja është shprehur se me emisionin “Jeto me Orën”: Do të sjellë ngjyra
Kallaku e ftuar në emisionin “Ditë e Re” është shprehur se do të hap një dritare synimi, shije dhe energji pozitive.
“Unë vij për të dhënë atë që jam. Do të përcjell emocione, do ju hap një dritare me synimin që ti japim njerëzve një shije dhe energji pozitive.”- shprehet Kallaku.