Pas largimit të bujshëm nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania 3”, Jetmir Salaj duket se është përfshirë në një përplasje të hapur me produksionin dhe prezantuesit e emisionit. Ish-banori ka shprehur pakënaqësitë e tij nëpërmjet reagimeve të vazhdueshme në Instagram, duke vënë në pikëpyetje transparencën e produksionit të emisionit.
Gjatë një përballjeje “live” në studio me prezantuesin Ledion Liço dhe disa nga opinionistët, Jetmiri është shprehur se i është bërë padrejtësi në mënyrën se si është paraqitur loja e tij, veçanërisht përmes montazheve dhe ndërprerjes së të drejtës për të komunikuar lirisht me banorët e tjerë. Në përgjigje të këtyre akuzave, opinionistët kanë etiketuar argumentet e tij si “viktimizim” dhe “fantazi”.
Në një lëvizje më të ashpër, Jetmiri ka publikuar një postim në “Instastory” ku sulmon direkt Ori Nebijajn, e cila është edhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke kritikuar ashpër mungesën e saj të informimit dhe përgjegjshmërisë. “Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj, Deputete”, shkruan ai në një postim në Instagram.
Më tej, Jetmiri ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj stafit të emisionit të “TCH” të ftuar në Fan Club, të cilët sipas tij kanë denigruar figurën e tij pas largimit nga programi. Ky konflikt në vazhdim duket se ka lënë pasoja të mëdha jo vetëm për imazhin e Jetmirit por edhe për marrëdhëniet mes tij dhe stafit të emisionit, duke shtuar tensionet në një situatë tashmë të ndërlikuar.